
Në kuadër të takimeve të të dy kuvendeve në Tiranë, ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, dhe homologu i saj nga Shqipëria, Ulsi Manja, nënshkruan dy marrëveshje të reja nga fusha e drejtësisë së të dyja vendeve.
Marrëveshja për vendosjen e një bashkëpunimi të ndërsjellët ndërmjet palëve në fushën e sistemit penitenciar” dhe “Marrëveshja për lehtësimin e bashkëpunimit të institucioneve në fushën e mbikëqyrjes së ekzekutimit të dënimeve alternative dhe lirimit me kusht.
Sipas njoftimit, kjo dakordancë bëhet pas zotimit të dhënë për nënshkrimin e të njëjtave nga ministrja Haxhiu e Manja në mbledhjen e tetë të përbashkët të të dy Qeverive, “me çka manifestohet edhe më tej simbolika e për bashkimit e bashkëpunimit ndër-vëllazëror e ndër-institucional në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”.
Nevoja e kësaj shtrirjeje të bashkëpunimit ka ardhur si kërkesë dhe interes i qytetarëve të të dyja vendeve tona. Prandaj, zgjerimi e thellimi i këtij bashkëpunimi, përmes nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve, i kontribuon interesit tonë, duke qenë se i shërben interesit të tyre”.



