Hill para nisjes në Serbi si ambasador i SHBA: Çanta ime s’do të jetë e rënduar me të kaluarën

Hill para nisjes në Serbi si ambasador i SHBA: Çanta ime s’do të jetë e rënduar me të kaluarën

Ambasadori i ri amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka dhënë betimin e tij në SHBA për postin e ri dhe është gati për t’u nisur në Beograd.

Hill ka shërbyer si ambasador i SHBA-së në Maqedoni nga viti 1996 deri në vitin 1999 dhe si emisar special në Kosovë në vitet 98-99.

Ambasadori Hill, ka thënë se “në Serbi do të shkoj me perspektivë të re”, dhe jo me barrën e së kaluarës.

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga koha ekur kam qenë në Beograd dhe në rajon. Kam mësuar përgjatë viteve të respektoj historinë, dhe të mësojë mësimet e saj komplekse, por valixhja ime nuk do të peshojë me të kaluarën, në Serbi do të arrijë me perspektivë të re, ata e shohin ShBA-në si partner dhe mik të rëndësishëm.

Hill beson se ShBA dhe Serbia, ndonëse kohët janë tejet të vështira, do të mund të arrijnë një frymë të përbashkët konstruktive, duke qenë se kanë shumë gjëra në të cilën kanë interes të përbashkët.

Dua që lidhjet tona bilaterale të forcohen dhe të prosperojnë sikur asnjëherë më parë, dhe veçanërisht dua që marrëdhëniet tona të ngritët më të forta dhe më të mira në sfidat globale. Besoj në vizionin e marrëdhënieve dinamike mes ShBA-së dhe Serbisë të cilët bazohen në respekt të ndërsjellë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy