
Analisti Andi Bushati thotë se foltorja e Berishës u dha mundësinë njerëzve të thjeshtë të flasin. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Bushati u shpreh se njerëzit e foltores janë njerëzit e vërtetë të Shqipërisë.
Janë interesantë ata njerëzit e foltore. Keni 10 vjet që politika ju shfaqet në tv si spektakël. Foltorja i ka dhënë fjalën njeriut të thjeshtë. Ata janë njerëzit e vërtetë të Shqipërisë, edhe kur janë tapë, edhe kur janë kumarxhi. E kuptoj rrezikun që Berisha mund të shkatërrojë demokracinë po erdhi në pushtet. Por parti demokratike ju duket kjo e Lulzim Bashës? E dini çfarë më thonë të majtët? Ndihen të strukur socialistët në provincë se demokratët ndihen krenarë.



