
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon lidhur me katër zonat ku do të jenë të pozicionuara Pajisjet Elektronike të Votimit dhe Numërimit.
Qendrat e Informimit në të cilat po kryhet testimi i Pajisjes Elektronike të Votimit dhe Numërimit që do të implementohen në Njësinë administrative nr.10, Tiranë dhe Bashkinë Vorë janë si më poshtë vijon:

Në Tiranë:
-Në Rrugën “Myslym Shyri”, pranë Agjencisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë.
-Në Rrugën e Durrësit, në krye të rrugës së ambasadave.
-Në Rrugën e Kavajës, në krah të Prefekturës Tiranë.
Në Vorë:
-Në rrugën “Demokracia” dhe në ditët në vijim do të jenë të lëvizshme në Prezë dhe Bërxullë.
Të gjithë qytetarët, përfaqësuesit e partive politike dhe medias mund të paraqiten dhe të testojnë PEVN-të, çdo ditë nga ora 09:00-19:00.



