Bardhi u zgjodh kreu i grupit parlamentar të PD, Tritan Shehu: Turp i botës

Bardhi u zgjodh kreu i grupit parlamentar të PD, Tritan Shehu: Turp i botës

Deputeti demokrat Tritan Shehu nga Kuvendi ka bërë me dije se nuk e njeh vendimin e kolegëve që zgjodhën Gazment Bardhin si kreu i grupit parlamentar të PD.

Ai e cilësoi si të turpshëm këtë vendim dhe se Kuvendi duhet të reagojë, jo të shkelë rregulloren. Sipas tij, ky është turp i botës dhe se nuk ka shkelje më të madhe s ekjo

Në këtë sallë prej kohësh bëhen shkelje të rënda të Kushtetutës. Duhet të mbroni parlamentin nga shfaqjet e rënda që po shkatërrojnë demokracinë. Para disa kohësh kam ngritur disa herë por s’ka përgjigje, përjashtohen deputetë nga grupi parlamentar i PD nga një paçavure. Pasoja sot kush është i këtyre veprimeve kundër Kushtetutës, ju njoftoni zgjedhjen e dikujt si kreu i grupit parlamentar me 18 vota. Si mundeni?  Turp i botës, turp i paimagjinueshëm se bashkëpunoni me ata që shkelin rregulloren. Nuk ka shkelje më të madhe se kjo. Të vihet në vend e drejta. Rregullorja nuk njeh përjashtime. Qesharake kjo, qesharake dhe për ju që e zyrtarizoni.

Kuvend, diskutime dhe votim për rritjen e pagave të qeverisë dhe nëpunësve të administratës

Në seancën e sotme plenare, në fokus do të jetë diskutimi dhe votimi i projektligjit që parashikon rritje të pagave për Presidentin, kryeministrin, ministrat, deputetët dhe nëpunësit e administratës publike. Deputetët do të flasin edhe për rritjen e rrogës minimale.

Të martën, në Komisionin e Ekonomisë u miratua projektligji për rritjen e pagave të administratës dhe institucioneve të pavarura në nivelin nga 20-60%.

Sipas propozimit, paga e deputetëve duhet të dyfishohet nga 156 770 lekë që është aktualisht në 310 250 lekë, ndërsa e Ministrave nga 174 760 lekë në 318 750 lekë bruto.

Kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit paga u rritet në thuajse 400 000 lekë bruto nga 228 000 lekë që është sot.

Pritet të ketë debate në Kuvend duke qenë se Sali Berisha, në mbledhjen me grupin e Rithemelimit tha se cështja kryesore që do të diskutonte do të ishte minimumi jetik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy