Hapja e Urës së Ibrit/ Hasani: Kosova të konsultohet me vendet që e bënë të pavarur dhe Shqipërinë!

Hapja e Urës së Ibrit/ Hasani: Kosova të konsultohet me vendet që e bënë të pavarur dhe Shqipërinë!

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani tha sot se Kosova duhet të konsultohet me vendet që i mundësuan pavarësinë, si dhe me Shqipërinë, sa i takon vendimit për hapjen e Urës së Ibrit.

Në konferencën për media me gazetarët, ai u shpreh:

Për hapjen e Urës së Ibrit ne kemi qenë të qartë, kemi qenë gjithmonë konseguentë në atë që kemi thënë. Për ne prioriteti i politikës së jashtme është Kosovë, dhe gjithmonë u kemi thënë motrave dhe vëllezërve në Prishtinë, që të gjitha hapat që ndërmarrin duhet t’i diskutojnë në radhë të parë me ata që i duan shumë dhe i kanë përzemër, përpara se të ndërmarrin çdo hapë, t’i negociojnë, t’i debatojnë dhe të arrijnë në konkluzione me vendet dhe organizatat që e kanë bërë Kosovën të lirë dhe të pavarur siç është sot. Këtu hyn edhe Shqipëria. Çdo punë e mirë bëhet e diskutuar dhe e rakorduar me ata që e duan më fort Kosovën”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy