Kriza politike/ Dështon misioni i McAllister, nuk ka zgjidhje mes palëve

Kriza politike/ Dështon misioni i McAllister, nuk ka zgjidhje mes palëve

Misioni i David McAllister në Tiranë për zhbllokimin e ngërçit politik duket se ka dështuar. Sipas burimeve, nuk ka zgjidhje nga negociatat e mbrëmjes së të martës mes palëve.

Burime nga mazhoranca për "Top Channel" kanë thënë se “nuk ka zgjidhje, por do të ketë zgjedhje” më 18 qershor. 

Mësohet se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar që pjesë e draftit të ishte edhe qeveria teknike, një kërkesë që nuk është pranuar.

Sipas burimeve, nuk do të ketë më negociata. Tashmë, pritet deklarata e negociatorëve.

Dy europarlamentarët David McAllister dhe Knut Fleckenstein, që mbëritën në Shqipëri paraditën e sotme zhvilluan në mbrëmje një raund të dytë bisedimesh me drejtuesit e shumicës së majtë dhe të opozitës, në përpjekje për të ndërmjetësuar një zgjidhje të krizës politike.

Takimet u zhvilluan këtë herë në të njejtin mjedis, në Pallatin e Kongreseve por, ku përfaqësuesit e palëve, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i parlamentit Ilir Meta nga njëra anë dhe kreu demokrat Lulzim Basha nga ana tjetër, qëndruan në dhoma të ndara.

Megjithë insistimin e europarlamentarëve asgjë nuk u aritë mes palëve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy