
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njofton hapjen e vendeve vakante në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Në mesazh thuhet se Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë janë në themel të sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe se tashmë, janë hapur vende të lira brenda dy këshillave. “Kjo përtëritje e anëtarëve të Këshillave është thelbësore për mbrojtjen e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe përparimin drejt një sistemi drejtësie të pavarur dhe të efektshëm. Gjashtë anëtarë të rinj do t’i bashkohen çdo Këshilli- 3 anëtarë jo-magjistratë dhe 3 anëtarë magjistratë- me një mandat pesë-vjeçar. Për anëtarët jo-magjistratë, afati i fundit për aplikim është të shtunën e ardhshme, 5 gusht 2023. Procesi administrohet nga Kuvendi. Detajet mbi procesin e aplikimit mund të gjenden këtu: Një anëtar nga shoqëria civile: https://bit.ly/3DsUkrB (parlament.al) Dy anëtarë nga radhët e avokatëve: https://bit.ly/3Kh22c1 (parlament.al) Për anëtarët magjistratë, afati i aplikimit është data 4 shtator 2023. Procesi administrohet nga Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme. Detajet mbi proceset e aplikimit mund të gjenden këtu: Për Këshillin e Lartë Gjyqësor: https://bit.ly/3Otenwm Për Këshillin e Lartë e Prokurorisë: https://bit.ly/3q92eDl Ambasada e SHBA nxit të gjithë kandidatët e kualifikuar të aplikojnë për të siguruar një proces të drejtë, konkurrues dhe një tranzicion të suksesshëm. Shtetet e Bashkuara, së bashku me partnerët tanë, do ta ndjekim nga afër këtë proces në muajt në vijim.”



