Rama i përgjigjet prokurorit të Antimafias: Historitë e Italisë nuk janë historitë e Shqipërisë

Rama i përgjigjet prokurorit të Antimafias: Historitë e Italisë nuk janë historitë e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaraten e prokurorit te Antimafias italiane, se “mafia shqiptare bashkëpunon me Ndraghetën në Itali”.

Sipas kreut të qeverisë ky është një term shumë i avancuar. Këto vrasje janë vrasje për prishje pazaresh, të tilla ka dhe do të ketë

Historitë e Italisë nuk janë historitë e Shqipërisë. Që ka shqiptarë mafiozë të lidhur me mafien në Itali unë as nuk e mohova as nuk përbën kjo një arsye për të thënë që në Shqipëri na paskan ndodhur 12 vrasje mafioze. Ky është një term shumë i avancuar. Këto vrasje janë vrasje për prishje pazaresh, të tilla ka dhe do të ketë. Jemi nga një vend që mbanim vendin e parë për numrin e vrasjeve, në një vend që jemi nën mestaren e vendeve europiane. Kemi një rritje të pamendueshme të zbulueshmërisë”.

Sipas kryeministrit Rama, fjala mafioze nuk i bën ndonjë nder të madh këtij vendi që e përdorni kaq shpesh. "Përdorimi masiv i fjalës mafje nuk shkon. Shqipëria ka krim të organizuar, ka organizata kriminale por nuk ka mafje. Shqipëria ka mjete kriminale", tha Rama.

Në një intervistë me me gazetarin Roland Qafoku, shefi i qeverisë thekson se historitë e Italisë nuk janë historitë e Shqipërisë.

Ne deklaroi Rama, kemi një rritje të pamendueshme më parë të zbulueshmërisë. Janë 6 vrasje të kryera gjatë këtij viti dhe janë të gjitha të zbuluara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy