Opozita braktis Komisionin për “Territorialen”/ Mazniku: Reforma e domosdoshme para integrimit

Opozita braktis Komisionin për “Territorialen”/ Mazniku: Reforma e domosdoshme para integrimit

Është zhvilluar sot mbledhja e Komisionit Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, ku nuk ishte e pranishme opozita. Nisur nga mungesa e përfaqësuesve të opozitës bashkëkryetari Arbjan Mazniku kërkoi që të hiqet koncepti i paritetit dhe bashkëkryesisë. 

 

Ai theksoi se reforma është e domodoshme që të implementohet në 2027, në mënyrë që bashkitë të jenë të forta në raport me fondet e BE-së në 2029, vit kur sipas tij Shqipëria mund të jetë anëtare e unionit. 

 

“Me siguri do kemi mbyllur negociatat në 2027-ën, do jemi vend anëtar në 2029-ën, dhe ai moment, do shënojë një momentum të ri në mënyrën si zhvillohen bashkitë tonë, në raport jo vetëm me Shqipërinë, por edhe BE-të. Sasia dhe volumi i mbështetjes së BE-së është i jashtëzakonshëm, nëse bashkitë kanë kapacitete për t’i përthithur këto fonde, ndaj kjo reformë bëhet e domosdoshme para 2027-ës, që të fillojë të implementohet në 2027, që bashkitë tona të jenë të afta dhe shumë herë më të forta në 2029, për të luajtur në një nivel komplet tjetër në raport me fondet e BE-së. 

S’kemi kohë për të humbur, prandaj t’i kërkojmë Kuvendit ndryshimin e vendimit të krijimit të komisionit, që koncepti i paritetit dhe bashkëkryesisë të mos jenë më”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy