“Arratisen” të dënuarit për tjetërsim pronash në Lezhë (VIDEO)

“Arratisen” të dënuarit për tjetërsim pronash në Lezhë (VIDEO)

Pas dënimit nga Gjykata e Apelit në Shkodër për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, policia e Lezhës është vënë në lëvizje për arrestimin e të dënuarve, mes të cilëve ishte dhe ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj. Urdhri i ekzekutimit të vendimeve mbërriti në policinë e Lezhës mesditën e të premtes dhe menjëherë policia është vënë në lëvizje për të kryer arrestimet.

I vetmi që ndodhet tashmë në qeli, është ish-kryebashkiaku Fran Frrokaj, i cili u vetëdorëzua në polici mbrëmjen e së premtes. Ndërsa për personat e tjerë ende nuk ka asnjë gjurmë. Prej dy ditësh, policia vijon kontrollet, por pa ia arritur qëllimit. Në këto kushte, ata pritet të shpallen në kërkim ndërkombëtar, pasi nuk përjashtohet mundësia që të jenë larguar jashtë territorit shqiptar.

Gjykata e Apelit në Shkodër  dha më datë 28 tetor, vendimet në lidhje me akuzat për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, për 18 persona. Ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-kryetari i Qarkut, Gjok Ndoka u dënuan me nga 3 vite burg.

Gjykata gjeti fajtor dhe 16 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin, por duke bërë disa ndryshime nga vendimi i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Për ish-nënkryetarin e Bashkisë Enver Hafizi dhe ish-juristin e bashkisë Ardenis Haxhia dënimi me burg u konvertua me shërbim prove, ndërsa ish-futbollisti Renata Malotaj i cili u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Lezhës u dënua nga Apeli me 1 vit shërbim prove.

2 përfitues të pronave të tjetërsuara po ashtu u lanë në dënim me kusht. Për personat e tjerë, Apeli la në fuqi vendimet e Gjykatës së Shkallës së parë Lezhë e cila i kishte dënuar nga 1 deri në 3 vite burg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy