Thirrja e opozitës për mosbindje civile, Fleckenstein takim me Bashën në selinë blu

Thirrja e opozitës për mosbindje civile, Fleckenstein takim me Bashën në selinë blu

Në kulmin e debatit politike dhe kur opozita ka paralajmëruar protesta ditën e nesërme, duke bllokuar disa akse rrugore, Europarlamentar Knut Fleckenstein ka mbërritur në Tiranë 

Këtë pasdite Fleckenstein i ka shkuar në zyrë për një takim kokë më kokë kreut demokrat Lulzim Basha. Ende nuk ka detaje nga takimi, por besohet se në fokus të bisedës ka qenë aksioni i nesërm i opozitës. BE prej kohësh është shprehur se mënyra e vetme e të bërit debat politik mbetet versioni institucional i saj, pra përmes parlamentit dhe të tjera institucioneve politike.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë pas këtij takimi, dhe nëse PD do të tërhiqet nga aksioni për mosbindjen civile, i cili nis të nesërmen.

Takimi vjen menjëherë pas thirrjeve të Lulzim Bashës për mosbindje civile, e cila është njoftuar të nisë nesër në orën 10:00 me bllokimin e disa akseve rrugore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy