Lushnja katër ditë pa ujë, Korreshi: Skandaloze, qytetarët kanë frikë të flasin (VIDEO)

Lushnja katër ditë pa ujë, Korreshi: Skandaloze, qytetarët kanë frikë të flasin (VIDEO)

Krishtlindjet u kaluan pa ardhur asnjë orë uji në çezmat e abonentëve dhe mesa duket edhe viti 2022 do ti gjejë pa ujë lushnjarët.

Bashkia e Lushnjes dhe ndërmarrja ujësjellës kanalizime nuk ka ende një shpjegim për mungesën e ujit. 

Deputeti Saimir Korreshin ë studion e lajmeve në MCN TV teksa u pyet për këtë problematikë e cilësoi skandaloze, aq më tepër kur dhe ndodhemi në prag të ndërrimit të viteve, ndërsa shtoi se qytetarët nuk ngrenë zërin pasi kanë frikë të flasin.

Mungesa e ujit të pijshëm është një problem i madh. Lushnja gjendet pa ujë të pijshëm kur jemi dhe në prag festatsh. Kjo është skandaloze, por ka një gjë sepse të gjithë kanë frikë të shprehen. Qytetarët kanë frikë të flasin, këtë e kap parë edhe në momentin ku ARRSH ka hapur kanale duke bllokuar biznese dhe kanë frikë të ngrenë zërin.

Situata reale këtu është se po bëhet investim me tubacione të reja ku në dijeninë time ata kanë gabuar duke shpërthyer tubacionin. Ishte bërë një provë nëse do të kishte rezultat, por kjo dështoi. Bashkia nuk ka qenë aspak transparente. Drejtuesit duhet të dilnin publikisht për ta bërë transparente situatën dhe të thoni se nuk ka mbajtur tubacioni ri, por si ka mundësi, kush mban përgjegjësi për këtë? Nuk flas dot për afera duke qenë se jam dhe jurist, por kjo është për papërgjegjshmëri. Qytetarët janë gjetur të papërgatitur nga kjo duke e lënë Lushnjën në situatë katastrofike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy