
Komisionieri Evropian për Fqinjësi, Oliver Varhelyi ka uruar krijimin e qeverisë së re të Kosovës. Në një postim në Twitter ai ka shkruar se mezi po pret që të punojë me qeverinë Kurti, në mënyrë që të çojnë përpara reformat në rrugën Evropiane si dhe të përballen bashkë me sfidat, siç është ajo kundër Covid. Ai gjithashtu shkroi se dialogu me Serbinë është pikë kyçe për normalizimin e vendeve.
“Kosovë: Urime Parlamentit të ri dhe Kryeministrit Albin Kurti & qeverisë së tij. Unë pres që të punoj me ju për të çuar përpara reformat në rrugën Evropiane dhe për të vazhduar luftën kundër =COVID19. Dialogu me Beogradin mbi normalizimin e marrëdhënieve mbetet kyç”, shkroi ai.
=Kosovo: Congratulations to the new Parliament and to Prime Minister @albinkurti & his government. I look forward to working with you on taking forward the reforms on =EU path & continuing fight against =COVID19. Dialogue with Belgrade on normalisation of relations remains key.



