
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me të rinjtë në qytetin e Kavajës, ka bërë më dije se do të nis një seri dëgjesash dhe takimesh në të gjithë Shqipërinë.
Nga ky takim Basha u shpreh se duhet të ndërtuar një kontratë e re sociale, ku të rinjtë të marrin fatet e shtetit në dorë. Po ashtu numri një i PD, bëri me dije dhe projektin e fuqizimit të arsimit të lartë ku tha se duhet dyfishim i buxhetit.
"Po ngrihemi për t’i dhënë fund një shteti grabitqar. Misioni më i rëndësishëm i PD, është që kjo rini të marrë në dorë fatin e vendit nesër. Që ta bëjmë këtë, natyrisht që të rikthejmë impulsin e zhvillimin pozitiv si parakushte të zhvillimit. Pa investuar në arsim vendi shkon në kapitullim dhe dështim total. Dyfishimi për arsimimin e lartë. Ditën e parë që do të vijmë në pushtet, do të abrogojmë Arsimin e Lartë. Duke u bazuar në këtë ligj, Edi Rama bëri një gjë tinzare. Për shkak të këtyre taksave, shqiptarët paguajnë energjinë më shtrenjtë në rajon. Këto taksa nuk përdoren për të siguruar arsimin e mirë universitar. Këto taksa në vend që të shkojë për të lehtësuar punën tuaj, ato përdoren nga dy tre duar. Arka e shtetit dhe paratë që merren nga shqiptarët kanë shkuar në xhepat e oligarkëve”, tha Basha.
Kryedemokrati deklaroi se për të zgjidhur krizën e Arsimit të Lartë duhet dyfishimi i buxhetit, kjo do të thotë që familjet në nevojë të mos paguajnë më asnjë lekë, të këtë çdo shqiptar mundësi për të ndjekur çdo kush studimet.
Kreu i PD-së nga Kavaja u shpreh i bindur se me 16 shkurt shqiptarët do kenë mundësinë t’i japin fund kontratës sociale me qeverinë e Ramës. Basha tha se me planin ekonomik të PD-së, shqiptarët dhe mbi të gjitha rinia do ketë më shpresë.
“E konviktet apo shpisë që do marrin me qira, e meritojnë mbështetjen nga shteti,ndaj edhe për 5000 studentë do kenë mbështetje për koston e transportit publik, edhe interurban që të shkojnë të vizitojnë prindërit. Edhe pas këtyre ndërhyrjeve mbetet mjaft para për të ndërhyrë në konvikte. Edhe në Afrikë ndoshta nuk mund të gjesh vende ku kompjuteri mund të mësohet me shkumës dhe dërrasë të zezë. Është një fjalë e gjatë për të thenë më shumë luks për Ramën dhe ministrat. Shuma të jashtëzakonshme, mafton të shihni kontrastin, shkojnë për PPP-të e famshme që janë skema e vjedhjes së parave. A do ta lejojmë t’ja grabisin shpresën rinisë së Kavajës apo edhe Shqiprisë. 16shkurti është dita kur do ndezim shpresën”, u shpreh Basha.



