Xhafaj flet i qetë pas dorëheqjes: Kalova mëngjes shumë të këndshëm

Xhafaj flet i qetë pas dorëheqjes: Kalova mëngjes shumë të këndshëm

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është paraqit për herë të fundit në zyrën e tij pasi dha dorëheqjen nga detyra.

Fatmir Xhafaj është dukur i qeshur teksa hynte në Ministrinë e Brendshme dhe ky ishte takimi i parë i tij me mediat pas dorëheqjes.

Por ish-ministri nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment lidhur me pyetjen që i bënë mediat, për arsyet se dorëheqjes.

Interesit të gazetarëve ai iu shpreh se ishte mirënjohës për mbështetjen, por sërish refuzoi të tregonte arsyet e kësaj dorëheqjeje të “beftë”.

"Hera e parë që vij kaq me vonesë pas një mëngjesi shumë të këndshëm me anëtarët e familjes time dhe me mbesën. Të dytët që takoj jeni ju dhe jam shumë i lumtur që ju takoj se kemi bashkëpunuar shumë mirë. Ju jam mirënjohës për mbështetjen dhe çfarë kemi bërë së bashku", tha Xhafaj.

Gazetarja: Pse e dhatë dorëheqjen zoti Xhafaj?

Fatmir Xhafaj: I kam shpjeguar të gjitha.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy