
Kolegji Zgjedhor ka pranuar ankesën e lëvizjes “Bashkë” për regjistrimin si subjekt politik në zgjedhjet vendore të 14 majit. Me këtë vendim, Kolegji Zgjedhorrrëzon vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve si dhe të Komisionit të Ankimimit dhe Ankesave për mosregjistrimin e lëvizjes së drejtuar nga Arlind Qori, I cili ka shpallur kandidaturën për kryetar bashkie në Tiranë.
Vendimi mban firmën e gjyqtarëve Alma Kolgjoka, Edlira Petri, Manjola Xhaxho, Marsela Dervishi dhe Sokol Ibi.
“Ky fund fatmirësisht erdhi, pavarësisht makinacioneve që nisën me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me gjyqtarin famëkeq Zhukri e komisionerin famëkeq Celibashi dhe tre anëtarët famkëqij të KAS-it,” tha Qori pas vendimit.



