Athina zyrtare ka vendosur tri parakushte për t’i dhënë Shqipërisë dritën jeshile për mbylljen e grupkapitujve të anëtarësimit.
Në konferencën me ministren e Jashtme, Elisa Spiropali homologu grek Gerapetritis kërkoi nga Tirana zyrtare distancimin nga retorika nacionaliste, respektimin e të drejtave të minoritetit etnik grek dhe plotësimin e të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga grupkapitujt e anëtarësimit.



