9 interpelanca në Kuvend/ Opozita “përball” Ramën dhe ministrat, në rend dite edhe ndryshimet në rregullore

9 interpelanca në Kuvend/ Opozita “përball” Ramën dhe ministrat, në rend dite edhe ndryshimet në rregullore

Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvend pritet të zhvillohet me një axhendë të ngarkuar, ku në rendin e ditës janë parashikuar 9 interpelanca dhe një seancë pyetje-përgjigje. Ashtu si në seancat e mëparshme, opozita kërkon praninë e kryeministrit Edi Rama në sallë, ndaj të cilit janë depozituar dy kërkesa për interpelancë.

 

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon sqarime nga kreu i qeverisë lidhur me situatën demografike në vend dhe nivelin e emigrimit të shqiptarëve, bazuar në të dhënat që disponon ekzekutivi. 

 

Ndërkohë, Partia Mundësia ka kërkuar shpjegime për ndryshimet në funksionimin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare (DSHQ), e cila tashmë ka të drejtë të negociojë dhe të lidhë kontrata me kompani ajrore, rrjete hotelerie dhe agjenci udhëtimi nën klauzola konfidencialiteti.

 

Në fokus të opozitës do të jetë edhe ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, për të cilën janë kërkuar dy interpelanca nga deputetët Saimir Korreshi dhe Erisa Xhixho. Gjithashtu, deputeti Erald Kapri ka kërkuar një seancë pyetje-përgjigje me ministren.

 

Dy interpelanca janë parashikuar edhe për ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara nga deputeti socialist Erion Braçe. Njëra lidhet me cilësinë e materialeve të ndërtimit, veçanërisht për fasadat dhe instalimet e brendshme në godinat e banimit, ndërsa tjetra me ecurinë e projektit “Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe”, financuar nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) përmes marrëveshjes së huasë të vitit 2008.

 

Interpelancë është kërkuar edhe me ministrin e Bujqësisë, Andis Salla, nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri, ndërsa deputetja Ina Zhupa do të kërkojë përballje parlamentare me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro.

 

Në rendin e ditës është përfshirë edhe interpelanca me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, e kërkuar nga deputetë të Partisë Demokratike për çështjen e emigracionit ilegal dhe trafikut të qenieve njerëzore gjatë dy viteve të fundit, si dhe për masat e marra për forcimin e kufijve tokësorë dhe detarë.

 

Një nga pikat më të rëndësishme të seancës mbetet edhe miratimi i ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit, për të cilat mazhoranca dhe opozita duket se kanë gjetur dakordësi për votimin e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy