Meta: Rrugët në Shqipëri me koston më të shtrenjtë në BE, tregues i abuzimit me fondet

Meta: Rrugët në Shqipëri me koston më të shtrenjtë në BE, tregues i abuzimit me fondet

Presidenti Ilir Meta thotë se koncensionet dhe PPP-të po dëshmojnë qartësisht dhënien e tyre në mënyrë korruptive dhe klienteliste.

Kreu i shtetit deklaron se një gjë të tillë e tregon rritja e pandalshme e kostos së ndërtimit, kryesisht të rrugëve.

Sipas tij, fakti që ndërtimi i rrugëve në Shqipëri, koston më shtrenjtë se në vendet e Bashkimit Europian dhe të rajonit, është një tregues shumë domethënës i abuzimit me fondet publike.

Këto praktika janë shumë të dëmshme për ekonominë e vendit, veçanërisht për rëndimin e buxhetit të shtetit dhe rritjen e pandalshme të borxhit publik.

Është jetike të shtohen përpjekjet për të minimizuar dhënien e koncensioneve, forcimin e sundimit të ligjit dhe ndëshkimin e përgjegjësve në nivelet më të larta shtetërore të përfshirë në këto afera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy