Bashkia, “mollë sherri”/ Soko: Veliaj po largohet se ka interes Rama. Nuk ka kohë për zgjedhje të parakohshme, do të mbahen në 2027 (VIDEO)

Bashkia, “mollë sherri”/ Soko: Veliaj po largohet se ka interes Rama. Nuk ka kohë për zgjedhje të parakohshme, do të mbahen në 2027 (VIDEO)

Në një moment kritik për Bashkinë e Tiranës, ku pritet të mblidhet Këshilli Bashkiak pas kërkesës së Kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e Erion Veliajt, analisti politik Pano Soko, i ftuar në “MCN Live”, komentoi zhvillimet e fundit, duke i cilësuar si të motivuara politikisht.

Sipas Soko, shkarkimi i Veliajt në këtë fazë ka zero peshë juridike dhe politike, sepse sipas tij, largimi duhej të kishte ndodhur shumë më herët, në momentin kur dolën publikisht akuzat për korrupsion, e jo tani kur ka interes Rama.

Veliaj duhet të kishte dhënë dorëheqjen në momentin që shpërthyen aferat, pa pasur nevojë për presion publik apo hetime. 

Po largohet tani, sepse kështu i intereson Ramës. Edi Rama sot nuk e do më Veliajn, ndaj po e djeg.

Rama mendon se nuk i duhet më Veliaj dhe do ta heq sepse nuk do te shkoj me një rekord te tillë në zgjedhje lokale me një kryetar bashkie në burg, 

Për Sokon, me dërgimin e  çështjes në Kushtetuese nga ana e Veliaj, nuk do të ketë tani zgjedhje të parakohshme për bashkinë e Tiranës

Veliaj ka paralajmëruar se do ta ndjekë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar se shkarkimi është arbitrar dhe i paproceduar siç duhet, çka për analistin shton gjasat që procesi të zvarritet.

Nuk ka kohë për të organizuar zgjedhje të parakohshme. 

Natyrisht që Gjykata Kushtetuese nuk e  pranon dot një shkarkim arbitrar pa e shqyrtuarat çështjen nga Këshilli i Ministrave, nuk bëhet në demokraci, pushtete janë të ndara. 

Kemi hyrë në një cikël vonesash juridike. Çështja do shkojë në Kushtetuese, do zvarritet në shtator, tetor, nëntor, dhe në atë pikë zgjedhjet e parakohshme do bashkohen me ato të vitit 2027. 

Ky është vetëm hapi i parë i procedurës ligjore, dhe se akti i sotëm është formal, ndërsa beteja e vërtetë do të zhvillohet në institucionet kushtetuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy