
Opozita e akuzoi dje qeverinë se nuk ka mbajtur një qëndrim të prerë kundër Serbisë e cila nxiti tensionet në veriun e Kosovës.
Në Komisionin e Sigurisë ku ishte thirrur ministri i Mbrojtjes, deputetët demokratë kërkuan shpjegime përse Kryeministri ngutet të përplaset me kryeministrat e Kosovës dhe nuk ka të njëjtin nxitim për të dënuar Presidentin serb dhe deklaratat e tij për të vendosur trupa ushtarake në kufirin me Kosovën.
Lidhru me këtë çështje, Emiljo Çika, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, tha në “MCN live”, se kjo u lexua më shumë si një debat artificial i tipit kush të përfitoj më tepër elektorat lidhur me çështjen e ndjeshme të Kosovës, sesa në aspektin e sigurisë.
Ajo që unë besoj është se është një debat në fund të fundit kryesisht politike dhe mes palëve në Shqipëri që lidhet me atë se kush do të përfitoj nga kjo çështje në aspektin elektoral, se sa më shumë jemi apo s’jemi në mbështetje të Kosovës.
Dhe palët luftojnë për të marrë ose për të përfituar nga opinioni publik, elektorati, dhe sa më shumë të përfitojnë nga këto çështje të cilat kanë sensibilitet të caktuar në rritje, kur flitet aq më shumë për Kosovën.
Për më tej, sipas Çipës, në aspektin juridik e të drejtës ndërkombëtare, Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, e ka të pamundur ndërhyrjen mes Kosovës e Serbisë.
Nëse do të flasim në aspektin juridik dhe të të drejtës ndërkombëtare, do thosha se është një debat i cili zgjatet artificialisht.
Në fund të fundit Shqipëria është vend i NATO-s. Nëse do të bëheshin lojëra luftash në këtë rajon, atëherë garantori ose ndërhyrja qoftë e Shqipërisë në këtë rajon, nuk është se do të zgjidhte situatën ndërmjet palëve ose do të jepte fituesin.
Garantori në këtë situatë është faktori ndërkombëtar dhe është SHBA.
Vërtet mund të kemi një marrëveshje mes dy vendeve, një marrëveshje të bashkëpunimit ushtarak apo edhe të sigurisë mes dy vendeve.
Por nëse diskutojmë se nëse do të kemi një përplasje mes Kosovës dhe Serbisë dhe Shqipëria detyrohet të hyj në palë, automatikisht kemi përplasjen ose hyrjen të një shteti, anëtar të NATO-s.
Rrjedhimisht vihet në lëvizje e gjithë nevoja e ndërhyrjes së shteteve të tjera të NATOs kundrejt Shqipërisë.



