
PD-ja dhe LSI-ja janë të vendosura të ndalojnë votimin e kryeprokurorit të përkohshëm në Kuvend. Pas kërkesës së kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, për heqjen e kësaj çështjeje nga rendi i ditës, një qëndrim më të ashpër ka mbajtur kryetarja e LSI-së.
“Kjo punë ka marrë fund. Kjo histori nuk vazhdon, nëse ju doni një prokuror të përkohshëm që të mbulojë zullumet tuaja, kjo ka marrë fund. Nuk ka prokuror që mbron pastrimin e parave të drogës”, tha ajo.
Kërkesa u hodh poshtë me votim nga maxhoranca.
Ndërkohë para Parlamentit vijon protesta e thirrur nga opozita.



