PD zyrtare mbledh me dyer të mbyllura Këshillin Kombëtar/ Miraton rezolutën për “ringritjen e PD-së”

PD zyrtare mbledh me dyer të mbyllura Këshillin Kombëtar/ Miraton rezolutën për “ringritjen e PD-së”

Partia Demokratike zyrtare ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar për të miratuar vendimin e kryesisë për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar në 29 korrik. Në nisje të saj është verifikuar kuorumi, ku sekretari për çështjet zgjedhore, Indrit Sefa ka bërë të ditur se nga 453 anëtarë që kishte në total Këshilli, kanë mbetur 329 pasi 124 janë përjashtuar për shkak se kanë bërë fushatë për forca të tjera politike. Pasi është verifikuar kuorumi i nevojshëm për vijimin e mbledhjes, ajo ka vazhduar me dyer të mbyllura. Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike në mbledhjen e 20 qershorit ka dalë në përfundim se riorganizimi përmes një procesi zgjedhor transparent duke filluar me zgjedhjen e kryetarit të partisë dhe organeve të tjera drejtuese e organizative i shërben dhe mundëson ringritjen e forcës politike. “Këshilli Kombëtar vëren se demokratët sot më shumë se kurrë kërkojnë vetëm të dëgjohet zëri dhe vullneti i tyre përmes votës, në shërbim të zgjidhjeve më të drejta për fuqizimin dhe ringritjen e Partisë si një parti që ruan vlerat dhe parimet euroatlantike me akte, jo me fjalë, një parti në bashkëpunim dhe aleancë të plotë me partnerët strategjikë, SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian”, thuhet në rezolutë. Gjithashtu Këshilli “vlerësoi që në këto momente është përgjegjësi e gjithsecilit, që nga anëtari më i thjeshtë e deri në organet drejtuese dhe përfaqësuese të saj, të veprojnë me pjekurinë, maturinë dhe vullnetin e duhur”. Gjithashtu sipas Këshillit bazuar në statut për të garantuar funksionimin e strukturave u vendos emërimi i anëtarëve për vendet vakante në Komisionin e Apelimit, Integritetit dhe Etikës. Emërimin e anëtarëve për vendet vakante në Komisionin e Apelimit, Intergritetit dhe Etikës si vijon: – Artan Murrizi, Anëtar – Marinela Ziu, Anëtar – Edlira Devolli, Anëtar – Rezart Kthupi, Anëtar Përbërja e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës i është: – Flutura Açka, Kryetar – Artan Murrizi, Anëtar – Marinela Ziu, Anëtar – Edlira Devolli, Anëtar – Rezart Kthupi, Anëtar 17 deputetë nuk morën pjesë në mbledhje. Këtë e bëri të ditur kryetari i Grupit Parlamentar njëkohësisht edhe sekretar i përgjithshëm, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat. Sipas tij, mbledhja është ilegjitime dhe e papranueshme për shkak se anëtarët e kryesisë që e kanë njoftuar, kanë vepruar në kundërshtim me statutin duke shkelur kompetencat e tij si Sekretar i Përgjithshëm i partisë. Procesi zgjedhor do të drejtohet nga Komisioni Zgjedhor i Partisë, ku secili kandidat do të paraqesë kërkesën për kandidim brenda datës 20 qershor. Fushata zgjedhore zhvillohet nga data 24 qershor deri më 27 korrik. Zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike zhvillohen më 29 korrik. Kuvendi i jashtëzakonshëm statutor do të zhvillohet gjithashtu brenda muajit shtator të këtij viti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy