Begaj pret kreun e Dhomës së Deputetëve të Kanadasë: Ndihmë në avancimin e përfaqësive diplomatike

Begaj pret kreun e Dhomës së Deputetëve të Kanadasë: Ndihmë në avancimin e përfaqësive diplomatike

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në takim kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Kanadasë, Anthony Rota.

Begaj vlerësoi vizitën e Anthony Rota si një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Kanadasë, pasi përkon me kremtimet e 35-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Duke nënvizuar marrëdhëniet shumë të mira e miqësore të konsoliduara edhe më shumë në dy dekadat e fundit, Presidenti vlerësoi ecurinë e dialogut politik si dhe partneritetin e ngushtë në kuadër të aleancës në NATO.  

Një vlerësim të veçantë Presidenti Begaj bëri edhe për mbështetjen që Kanadaja i ka dhënë integrimit dhe ruajtjes së trashëgimisë historike e kulturore të komunitetit shqiptar që jeton e punon në këtë vend, duke e konsideruar atë si një urë miqësie e bashkëpunimi. Si një vlerë të shtuar në këtë aspekt, Presidenti Begaj vlerësoi marrëveshjen dypalëshe për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore.

Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin mes parlamenteve të dy vendeve dhe shprehu besimin se kryetari Rota dhe deputetët e tjerë kanadezë do të japin ndihmesën e tyre në avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve përfaqësuese diplomatike në kryeqytetet respektive.

Nga ana e tij, kryetari i Dhomës së Deputetëve, Anthony Rota vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria dhe e siguroi Presidentin Begaj për mbështetjen e tij dhe të Dhomës së Deputetëve për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Të dy bashkëbiseduesit u ndalën dhe në zhvillimet më të fundit botërore, agresionin ushtarak rus në Ukrainë, kërcënimet për paqen, sigurinë dhe rendin aktual botëror, ndikimi i ndryshimeve klimatike në çështjet e sigurisë, si dhe angazhimet e përbashkëta dhe nevojës së reagimeve të koordinuara dypalëshe dhe me aleatët. Një vend të veçantë zunë dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësia e vijimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si rruga më e mirë për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të zbatueshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy