Austria nuk ka përgjigje për hapjen e negociatave për Shqipërinë

Austria nuk ka përgjigje për hapjen e negociatave për Shqipërinë

Kryeministri austriak, Sebastian Kurz, tha se nuk mund të japë një përgjigje të qartë në lidhje me kohën e hapjes së negociatave për Shqipërinë. Gjatë një konference të përbashkët shtypi me kryeministrin Edi Rama në Vjenë, Kurz u pyet nëse do të bëhet e mundur për Shqipërinë të çelë negociatat gjatë presidencës austriake të BE-së, që nis në korrik.

“Do ta shohim këtë gjë. Nuk mund t’ju jap një përgjigje, apo siguri të qartë e të saktë. Ka disa vende anëtare të BE-së, që për shkak të problemeve të tyre të brendshme, e kanë të vështirë të thonë po. Megjithatë, ka një dëshirë të fortë për Shqipërinë. Shqipëria ka bërë shumë dhe negociatat e pranimit janë drejt një rruge të mirë, por nuk mund t’ju them akoma se kur, por mund t’ju them se Shqipëria është drejt një rruge të mirë dhe KE e ka thënë dhe ia vlen", tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy