"Tahiri", Balla flet si Rama: Ne jemi për drejtësinë

"Tahiri", Balla flet si Rama: Ne jemi për drejtësinë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ktheu përgjigje deputetit të PD-së, Eduard Halimi në lidhje me mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Rregulloreve, që do shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit, e më pas zbatimit të urdhër-arrestit për të.

Ai foli ashtu si kryeministri Rama, se në lidhje me kërkesën për Saimir Tahirin presin të veprojë drejtësia dhe vetëm drejtësia.

“Dua të ndaj me ju shqetësimin e lidhur me një përpjekje idioteske të Halimit apo halimëve të tjerë për ta kthyer këtë procedurë ligjore në një teatër në interes të hallit të PD, jo të drejtësisë. Ka dallim të madh me grupit parlamentar të PS, partisë dhe Ramës me hallexhinjtë e PD dhe atyre që i janë bashkëngjitur. Ne jemi në luftë për drejtësinë, ata në luftë për pushtet”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy