
Oerd Bylykbashi nga studio e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar lidhur me propozim e bërë nga PD për vettingun e politikanëve për të cilin Deklaroi se e njeh mirë atë çështje dhe se më herët e ka mbrojtur këtë çështje edhe para komisionit të Venecias.
Ai u shpreh se SPAK që është prokurori nuk të ledhaton por të çon në burg dhe vettingu i SPAK që të çon në shpi.
Nuk është çështja te vettingu sepse e kam mbrojtur personalisht çështjen e vettingut deri në komisionin e Venecias dhe ky i fundit na rrëzoi. Tani Basha e sjell prapë dhe pretendohet se ka shtesa por unë duke e njohur mirë që kur Basha ndërpreu reformën zgjedhore që po ecte mirë dhe tha dua vettingun e politikanëve. Unë po them këtë gjë kur ne nuk ua mbushëm mendjen Komisionuit të Venecias në atë kohë për vettingun e politikanëve ata kishin dëgjuar për SPAK.
Së pari duhet të kuptojmë se gjyqtarët dhe prokurorët nuk janë e njëjta gjë. Gjyqtarët nuk i japin llogari askujt, ndërkohë për politikanët të zgjedhur keni ligjin antimafia për terrorizmin dhe krimin e oprganizuar, keni ligjin për dekriminalzimin ka një satandard më të lartë kërkon të jesh dënuar, ndërkohë vetingu nuk merret me të. Keni ILDKP që merr dhe kontrollon dhe SPAK që është prokurori dhe nuk të ledhaton SPAK të çon në burg dhe vettingu i SPAK që të çon në shpi.



