“Paketa e despiunizimit”/ Balla: Mazhoranca brenda 10 ditësh dorëzon propozimet

“Paketa e despiunizimit”/ Balla: Mazhoranca brenda 10 ditësh dorëzon propozimet

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një prononcim për mediat sot nga tryeza e KQZ për financimin e partive politike, bëri të ditur se brenda 10 ditësh mazhoranca do të depozitojë në Kuvend propozimin për ndryshime në ligjin për Partitë Politike dhe Kodin Zgjedhor.

Kjo për të bërë të mundur që bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit të mos jenë më aktivë në politikë.

Ai tha se në mbledhjen e Grupit të tij Parlamentar është diskutuar mbi të ashtuquajturën “paketa e despiunizimit”.

Ka nevojë urgjente e politikës shqiptare dhe institucioneve të tjera për tu pastruar nga ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit”.

Sipas tij, po vijon puna brenda Grupit për pjesën tjetër të paketës që ka të bëjë edhe me ligjin për dekriminalizimit, ku të parashikohet se bashkëpunëtorët e ish-sigurimit nuk mund të mbajnë një rol drejtues.

Në nismat ligjore të PS-së kërkohet verifikimi i të gjithë personave edhe pse kanë marrë certifikatën e pastërtisë si dhe verifikimin e të gjitha subjekteve që zgjidhen apo emërohen në poste publike mbi pastërtinë e figurës së tyre.

Dy nismat tona ligjore konsistojnë në krijimin e shtratit ligjor për verifikimin e subjekteve pavarësisht nëse kanë ose jo një certifikatë të mëparshme pastërtie nën dritën e fakteve dhe të vërtetës si dhe për verifikimin e të gjitha subjekteve që zgjidhen apo emërohen në poste publike mbi pastërtinë e figurës së tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy