Meta me të rinjtë në Korçë: Referendumi i 25 prillit, mundësi për një epokë të re

Meta me të rinjtë në Korçë: Referendumi i 25 prillit, mundësi për një epokë të re

Presidenti Ilir Meta zhvilloi një takim me një grup studentësh të ekselencës në Korçë. Gjatë bashkëbisedimit, për sfidat e mësimit online, vështirësitë teknologjike si edhe papunësinë, Meta tha se qyteti i Korçës i ka të gjitha potencialet për t’u dhënë të rinjve mundësi të barabarta.

Korça i ka të gjitha potencialet për t’u dhënë mundësitë dhe shanset e barabarta të rinjve të talentuar për të mos emigruar në vendet fqinje, Greqi dhe Maqedoni të Veriut. Fatkeqësisht largimi i tyre vijon në nivele alarmante për shkak se zëri i studentëve dhe i të rinjve nuk dëgjohet”, u shpreh Meta.

Më tej ai theksoi se duhen bërë të gjitha përpjekjet për të mbëshatetur rininë dhe për të ndalur shpopullimin e vendit.

Të dëgjojmë zërin e tyre, t’u japim çdo shans, t’u krijojmë çdo mundësi dhe të rritim pjesëmarrjen e të rinjve në çdo nivel përfaqësimi. Është koha të bashkojmë të gjithë forcat dhe energjitë, për një qëllim të përbashkët: ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, të rikthejmë besimin e shpresën tek të rinjtë dhe tek të gjithë qytetarët, për të ndërtuar këtu të ardhmen e sigurt europiane”.

Në fund ai bëri me dije se beson fort te demokracia, pasi sipas tij ajo është edhe fuqia e popullit.

Forca e popullit qëndron tek vota dhe referendumi i 25 prillit është një mundësi historike për hapur një epokë të re të ndryshimit të madh për të rinjtë. Kjo kërkon së pari standarde europiane në edukimin dhe formimin profesional të tyre. Mbështetja për studentët e ekselencës dhe më të talentuarit është detyrë e shtetit dhe shërbimi më i mirë për të ardhmen”, tha ndër të tjera Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy