Aleati i Bashës çfarë u ofroi zyrtari i DASH dhe pikat ku ranë dakord

Aleati i Bashës çfarë u ofroi zyrtari i DASH dhe pikat ku ranë dakord

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi ka dhënë sot disa detaje lidhur me takimin që aleati i tij, Lulzim Basha ka mbajtur me zyrtarin e DASH, Hoyt Brian Yee.

Sipas Shehit, ditën e sotme Yee i ka ofruar Bashës sërish paketën e McAllister.

“Sot na është ofruar oferta e McAllister. Ishte një takim i vlefshëm, ndoshta më i vlefshmi i muajve të fundit. Të gjitha partitë e opozitës që morën pjesë në takim ishin dakord unanim mbi qëndrimin për të negociuar një datë tjetër të zgjedhjeve, jo atë të 18 qershorit. Nuk ka pasur zë kundër, qëndrimi ka qenë konstruktiv. Bashkë me zotin Basha me shpresën që të na jepet zgjidhje tjetër. Sot na është ofruar 18 qershori dhe se mund të vazhdojnë dhe pa ne. Do kemi shans dhe 2 apo 3 ditë për të negociuar një datë tjetër. Unë uroj që të vazhdoj për së mbari kjo punë. Është në proces negociatash”, pohoi Shehi në vizion plus.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy