Kriza energjetike, Rama: Nuk do ketë rritje të çmimit për konsumatorët familjarë (VIDEO)

Kriza energjetike, Rama: Nuk do ketë rritje të çmimit për konsumatorët familjarë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar këtë të enjte konferencën e fundvitit me gazetarët.

Fjalën e tij Rama e nisi me krizën energjetike që ka prekur tashmë shumë vende në botë. Rama u shpreh se Shqipëria në krahasim me një vit më parë ka lëvizur çmimin me një total prej 50 euro, një shifër kjo e vogël në krahasim me vendet e tjera të Europës.

Më tej Rama tha se ndërsa vendet e tjera po vazhdojnë me rritjen e çmimeve për konsumatorët, kjo gjë nuk do të ndodhë në Shqipëri pasi do të mbrohen konsumatorët familjarë dhe biznesi i vogël.

“Do të ishte e udhës që të ndaleshim në disa pika kyçe. Nga ta nis, mbase është e udhës që të niset nga një fakt botërisht i njohur, i një krize energjetike globale, që po sfidon të gjitha shtetet dhe i një dallge të tërbuar të çmimeve që së fundmi kanë arritur 450 euro për megavat. Ndërkohë që në të njëjtën periudhë të viteve të mëparshme, kemi lëvizur në një mesatare prej 100 eurosh për megavat, nga 85, 92 deri në 120. Por 450 euro megavat është çmim marramendës.

Po të kemi parasysh totalin vjetër kemi lëvizur në një total 50 euro për megavat. Këtë krizë e kam paralajmëruar disa kohë më parë edhe paralajmërimi i komentua si një alarm fals. Është folur për qershorin, por askush sot nuk mund ta konfirmojë këtë fakt, apo këtë hipotezë.

Kompleksiteti i krizës shkon nga gjeopolitika, tek efektet e ndryshimeve klimaterike. Ne ndërkohë që vendet rreth e rrotull kanë rritur çmimet për konsumatorin, pasi janë duke rritur çmimet, ne i kemi qëndruar një ideje fikse se do t’i bëhemi mburojë konsumatorëve familjarë dhe biznesit të vogël.

Tani që flasim po zhvillohet një dëgjesë e ministres së Infrastrukturës me disa përfaqësues të kompanive që janë të lidhur ame tensionin e mesëm që liberalizimi i tregut do të thotë rritje eksponenciale të çmimit. Jemi duke përgatitur për ta një skemë lehtësuese.”, u shpreh Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy