Analisti Ylli Rakipi thotë se miratimi i ndryshimeve kushtetuese ditën e sotme në kuvend nga mozhoranca pa opozitës e bashkuar ishte një ngjarje e një kronike të paralajmëruar. I ftuar në emisionin ‘Në Fokus’ në TvT ai deklaron se vetëm në këtë mënyrë Edi Rama mund të mbajë sërish pushtetin pas 8 viteve.
"Ishte kronikë e një ngjarje të paralajmëruar. Ishte ajo që ndodh vazhdimisht që nga viti 2017. Kuptohet që Rama pas 8 vite të lodhshme kërkon një mandat në tryezë. Ai tani ka të gjitha pushtet në dorë, rrëmben çfarë të dojë, instalon çfarë të dojë,"-deklaron ai.
I pyetur a dëmtohet opozita parlamentare nga këto ndryshime kushtetuese gazetari Ylli Rakipi shprehet:
“Nuk është problemi te ndryshimet kushtetuese. Që në 2008 kjo nuk duhet të ishte bërë, sespe është kalkuluar për të marrë pushtet. Pikërisht ndryshimet tani, vetëm Edi Ramës i duhen, se është në pikën e zezë. Tani ai nuk e merr dot Ilir Metën dhe zgjedh këtë rrugë. Këtu humbin shqiptarët nëpërmjet lojës që këta zhvillojnë, sepse Rama nuk e merr dot pushtetin me mënyrën se si e ka bërë.”
Raki ndër të tjera deklaron se opozita nuk është prerë në besë, pasi sipas tij nuk mund të pritet që Rama të jetë i besës.
"Opozita jashtëparlamentare ka 4 vjet që kryen një proces që bëhet qesharake për vetveten. Aksionet e saj i kanë dhënë mundesi Edi Ramës të bëjë çfarë të dojë. Për shkak të kësaj opozite Rama i ka të gjitha gjërat në dorë.
Opozita nuk është prerë në besë, sepse Edi Rama është i pabesë. Nëse Luli i kërkon besë nuk është në rregull. Lulzim Basha është kënaqur me një kockë këtë radhë, ndërsa marrëveshja u prish dhe u shkatërrua pas 5 qershorit,"-tha Rakipi.



