Shqiptarët sipas Partisë Demokratike do të përballen me një tjetër gjobë që i vjen Shqipërisë nga Arbitrazhi Ndëkombëtar, për hir të aferave të qeverisë me Edmond Begon, mikun e Taulant Ballës dhe Edi Ramës.
Kjo pasi qeveria shqiptare humbi gjyqin me kompaninë greke "Aktor", e cila do të dëmshpërblehet me 44 milionë euro.



