"Xhisiela", reagon përsëri Basha: Si gënjen Rama për të mbrojtur Ballën (VIDEO)

"Xhisiela", reagon përsëri Basha: Si gënjen Rama për të mbrojtur Ballën (VIDEO)

Kreu i PD-së, Lulzim Basha reagon sërish në lidhje me rastin e Xhisiela Malokut.

Basha publikon një video në rrjetet sociale duke u shprehur se Rama për të mbrojtur Taulant Ballën po gënjen sërish.

Sipas Ramës letrën e Emiljano Nuhut e publikoi Taulant Balla.

Por për Bashën e vërteta është krejt ndryshe pasi ajo fillimisht u publikua në intervistën e televizionit Shijak.

Edi Rama gënjen paturpësisht për të fshehur krimin e Taulant Ballës në Policinë e Fushë Krujës.”- shkruan Basha, me videon e të cilit ka një pjesë nga deklarata e Edi Ramës një natë më parë. 

“Edi Rama- Taulant Balla e nxori vetë këtë gjë. Doli në media dhe lexoi letrën e atij (Nënkomisar Nuhut)

Sokol Balla - Po, pasi u publikua intervista e tij

Edi Rama - Si more pasi u publikua? E dini ju gjithë kronologjinë apo jo? Taulant Balla po të them.

Në video shpjegohet se Shijak TV e transmetoi intervistën dhe letrën e nënkomisar Emiljano Nuhut në orën 13.46 të datës 26 Shtator, ndërsa Taulant Balla doli në media në orën 15.06. 

Për të provuar këte në video krahasohet orari i transmetimit luve në Facebook të Shijak TV dhe Taulant Ballës. 

Sa herë kapet në krim, Edi Rama mashtron për të mbrojtur pushtetin e tij të lidhur me krimin. Politikanët e lidhur me krimin duhet të largohen. Veting pa vonesë.” - thuhet në mesazhin e Lulzim Bashës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy