Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku është marrë në pyetje pasditen e sotme në SPAK, ku në dalje të prokurorisë së posaçme ka thënë se është pyetur për çështjen e inceneratorit të Tiranës.
Ministrja deklaroi se duhet të jepte disa sqarime për të cilat uron të kenë shërbyer në zbardhjen e kësaj dosje.
Ishte një thirrje për dosjen “225”, e cila është dosja e inceneratorëve. U thirra për inceneratorin e Tiranës.
Kjo dosje ka bërë pis të madh e të vogël dhe i ka ardhur koha të zbardhet, të ndahet puna e ndershme nga abuzimi i pafalshëm.
Kjo është ndarja e re e pushteteve, drejtësia ka punën e saj, qeveria ka punën e saj dhe parlamenti punën e tij.
Ne jemi këtu për ta mbështetur drejtësinë.



