Meta: Vjedhjet marramendëse të Ramës dhe bandës së tij në energjetikë, përgjegjëse për krizën

Meta: Vjedhjet marramendëse të Ramës dhe bandës së tij në energjetikë, përgjegjëse për krizën

Ndërsa Kryeministri dështak dhe i korruptuar deri në palcë kërkon të fajësojë prodhuesit vendas të energjisë si spekulatorë dhe përfitues në këtë kohë krize e kundërta është e vërtetë.

Falë investimeve të tyre plot sakrifica janë kursyer qindra milionë euro të taksapaguesve shqiptarë.

Kështu thotë kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili shton se përgjegjësia për krizën ku jemi ka vetëm një emër atë të Edi Rames që në 10 vjet si Kryeministër është kujdesur vetëm për të vjedhur duke dështuar rëndë në mosrealizimin e asnjë objektivi të strategjisë për energjinë dhe tani kërcënon t’u vendosë tatime të jashtëzakonshme prodhuesve vendas të energjisë gjoja për fitimet marramendëse që po nxjerrin.

Sipas Metës, janë vjedhjet marramendëse të Edi Ramës dhe bandës së tij në energjetikë përgjegjëse për këtë krizë.

Shtatë herë më shtrenjtë e blejnë energjinë nga jashtë këta hajdutë se sa Furnizuesi i Tregut të Lirë ua ble prodhuesve vendas të energjisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy