“Skemë piramidale”, Meta: Qytetarët të mos blenë apartamente në projektin e Portit të Durrësit!

“Skemë piramidale”, Meta: Qytetarët të mos blenë apartamente në projektin e Portit të Durrësit!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u ka bërë thirrje qytetarëve të mos blenë apartamente në projektin e Portit të Durrësit.

Meta a konsideron projektin si korruptiv, një skemë të pastër piramidale që synon të grabisë paratë e shqiptarëve.

 

DEKLARATA

Mos blini apartamente në projektin e Portit të Durrësit!

Mos bini pre e mashtrimeve të kësaj skeme të pastër piramidale!

I ftoj të gjithë qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve dhe të mos shpenzojnë asnjë qindarkë për blerjen e apartamenteve në Projektin e Portit të Durrësit, që nuk është gjë tjetër veçse një skemë e pastër piramidale për vjedhjen e parave tuaja.

Në mungesë të plotë transparence, për këtë të ashtuquajtur Projekt, nuk është publikuar asnjë memorandum, kontratë apo informacion se si do të bëhet ndarja e të ardhurave.

Është vetëm një aferë e pastër korruptive, që synon t'ju grabisë paratë dhe asgjë më shumë!

U bëj thirrje organeve të Drejtësisë të reagojnë menjëherë dhe të ndërhyjnë për të penguar nënshkrimin e çdo kontrate paraprake shit-blerje, në kundërshtim të ligjit dhe në dëm të qytetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy