Marrëdhënia e Ramës me “oligarkët”/ Yzeiri: Kryeministri është narcist, nuk bën mik asnjë!

Marrëdhënia e Ramës me “oligarkët”/ Yzeiri: Kryeministri është narcist, nuk bën mik asnjë!

Analisti Ilir Yzeiri analizoi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV marrëdhënien e kryeministrit Edi Rama me biznesmenët në Shqipëri, disa prej të cilëve janë cilësuar edhe "oligarkë".

Sipas Yzeirit përplasja e Edi Ramës me Irfan Hysenbelliun mund të jetë një test nga ana e kryeministrit. 

Analisti vë në dukje që Rama është narcist, egoist dhe individualist, dhe nuk krijon miqësi me asnjë biznesmen, ndonëse mund të ndajë kohë me ta.

Spektakolarizimi këtu te ne është mënyrë. Kjo vjen edhe nga një gjendje nervozizmi që herëpashere mund ta kapë Ramën, edhe për të bërë një test. Mendoj që kjo që ndodh me Irfan Hysenbelliun është një test. Rama është shumë narcizist, e pëlqen shumë veten dhe nuk bën mik asnjë. Rama mund të bëjë muhabet me Irfanin....Rama është egoist dhe është individualist me aq sa e njoh unë. Ka lidhje me botën e tij, me familjen e ngushtë, me fëmijët e tij. Ai krijon marrëdhënie të tilla që i shërbejnë asaj që ai ka në kokë. Nuk mund të ndajë ai emocione. Ti e di historinë e Ramës me Kokëdhimën, që ishte gati vllazërore, ja... Rama nuk futet asnjëherë i gjithi brenda. Unë kam ndenjur edhe me Berishën, që nuk të shikon asnjëherë në sy, të shikon poshtë, kurse Rama nuk e ka asnjëherë vështrimin jashtë, e ka gjithmonë  vështrimin brenda. Nuk e mendon asnjëherë atë që ai mendon kur është me ty, nga pikëpamja psikologjike. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy