Tela: Mënyra si po sillet Meta me Kryemadhin është burracakëri

Tela: Mënyra si po sillet Meta me Kryemadhin është burracakëri

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, gazetari Andi Tela tha se ish-presidenti Meta po përpiqet të shpëtojë veten duke hedhur baltë mbi ish-bashkëshorten. Tela tha se çdo gjë është bërë me dijeninë e Metës.  

Nëse Monika ka bërë veprime që sot zoti Meta i cilëson të patolerueshme, i ka bërë të gjitha me dijeninë e tij. 

Të thuash tani që jam brenda se Kryemadhi nuk arriti të fshehë provat, është burracakëria më e madhe. Çdo gjë është bërë me dijeninë e tij. Nuk ka qenë Meta engjëlli lart dhe të tjerët poshtë që kanë abuzuar. 

Unë nuk e di se ajo ka përdorur kartën. Si nuk e ditke kur jeton në shtëpi. Ilir Meta me çfarë ka jetuar gjithë këto vite. Ai është njeriu më i korruptuar në Shqipëri. Provë është videoja që shkoi në gjykatë dhe gjykata e fali. 

Thotë nuk e dija që kishte kartën se po ta dija, do ishin gjërat ndryshe. Kjo është burracakëri. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy