Politologu Ilir Kalemaj tha në studion e “MCN Live” tha se progres raporti nga Komisioni Evropian nuk është as më i miri dhe as më i keq në historinë e raporteve, por është identik me atë të vitit 2022 dhe 2021.
Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Kalemaj tha se e vetmja gjë që ka përmirësim të lehtë është ekonomia e tregut funksional.
Balluku u shpreh që ky është raporti më i mirë në historinë e progres-raporteve, por nuk rezulton kështu. Nuk është as raporti më i mirë, as më i keq. Është identik me raportin e 2022 dhe 2021.
E vetmja gjë që ka përmirësim të lehtë, sepse të gjitha të tjerat janë njëlloj është ekonomia e tregut funksional. Ka shkuar nga e moderuar në vlerësim 4, në e moderuar dhe mirë në vlerësim 5. Aftësia e tregut tonë, që është kriteri i dytë i Kopenhagenit për t’i bërë ballë presionit të tregut të Bashkimit Evropian është 2, një nga vlerësimet më të ulëta që ka.
SPAK-u ishte një nga institucionet më të vlerësuar sa i përket punës së tanishme, jo vetëm nga raporti, por edhe opinioni publik sa i përket ecurisë së deritanishme.
Fakti që kanë mandat të kufizuar drejtuesit dhe fakti që SPAK është i varur nga BKH dhe që BKH-ja kërkon një kohë të gjatë për t’u plotësuar në numrat e saj, të gjitha këto kanë ndikuar në performancën e SPAK.
SPAK, së bashku me GJKKO kanë kryer veprimtarinë më të madhe sa i përket institucioneve të drejtësisë.
Kur ndodhi rritja e rrogave të Gjykatës Kushtetuese ishte e padrejtë se pjesën kryesore të punës e mban SPAK.



