Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ball aka reaguar në lidhje me deklaratën e zv/kryetarit të grupit CDU/CSU në Bundestag, Johann David Wadephul.
Balla shkruan në Twitter se PS po punon fort për këtë marrëveshje dhe se PS meriton të lëvdohet për këtë proces.
Balla: Partia Socialiste është duke punuar fort që të bëjë një marrëveshje win-win për të dyja opozitat. Nesër do ta çojmë para marrëveshjen e 5 qershorit dhe do të plotësojmë më tej me demokratizimin e zgjedhjeve me hapjen e listave në mënyrë që njerëzit të zgjedhin partitë dhe kandidatët. PS meriton të lëvdohet për këtë.
Ndërkohë, Ballës i është përgjigjur vetë Johann David Wadephul i cili shpreh keqardhjen që marrëveshja e 5 qershorit akoma nuk është kodifikuar.
Wadephul: Është për të ardhur keq që marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar akoma. Aprovimi i reformës elektorale me konsensual ndërpartiak pa asnjë ndryshim dhe implementimi i saj, janë një çelës për rrugën e Shqipërisë ne BE. I nxis të gjitha palët, sidomos deputetët, që ta finalizojnë këtë kriter të rëndësishëm. Përpara Shqipëria!



