Vangjeli: Berisha po ndërshkon Bashën në formë për atë që i bëri, por në përmbajtje se është humbës serial

Vangjeli: Berisha po ndërshkon Bashën në formë për atë që i bëri, por në përmbajtje se është humbës serial

Sipas analistit Lorenc Vangjeli ish-lideri demokrat Sali Berisha po ndërshkon Lulzim Bashën në formë për atë që i bëri, por në përmbajtje se është humbës serial.

Gjatë një interviste në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Vangjeli tha se Berisha e njeh mirë psikologjinë e shqiptarëve dhe di mirë se edhe në shekullin 21 ne na bashkon urrejtja dhe jo dashuria.

“Në demokraci shumicat vendosin, por jo gjithmonë kanë të drejtë. Është gjithmonë një grup njerëzish që në fillim janë pakicë dhe më pas bëhen shumicë. Ne edhe në shekullin 21 na bashkon urrejtja dhe jo dashuria. Berisha një njohës i shkëlqyer i psikologjisë sonë po e ndërshkon Bashën në formë për atë që i bëri atij, por në përmbajtje se është humbës serial. Berisha është shumë i sinqertë kur thotë se një nga ndryshimet në statut është se një nga kryetarët që humbet nuk do jetë më në krye të partisë”, tha Vangjeli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy