Kryeministri Edi Rama: “Flas këtu në emër dhe nga zemra e të gjithë shqiptarëve, ju lutem na mbështesni më shumë. Ju lutem na ndihmoni ndërsa përpiqemi të rimarrin veten nga dëmet.”
Me një faturë 1 miliardë euro në xhep dhe me shpresën për të mbledhur të paktën gjysmën e këtyre parave kryeministri shqiptar Edi Rama than ë Bruksel se po fliste në emër të gjithë shqiptarëve. Duke falënderuar në disa gjuhë të ndryshme pjesëmarrësit në konferencën e donatorëve ai nuk i kurseu elozhet për ndihmën që partnerët europianë dhanë në terren për të dëmtuarit nga tërmeti.
Kryeministri Edi Rama: “Unë ndjehem kaq mirë të zbulonim në momentet tona tragjike që nuk ishim vetëm, sepse kishim kaq shumë miq të shkëlqyer, që vinin nga qielli, deti, toka, rajoni, kontinenti e përtej”
Teksa i kujtoi bashkimit Europian hallin e madh që përjetoi me largimin e Britanisë së madhe, kryeministri bëri një paralelizëm jo me aq vend.
Kryeministri Edi Rama: “Ju u patët tërmetin tuaj së fundmi, me Brexit. Edhe unë u trishtova. Sa i lumtur do të isha sikur flamuri madhështor shqiptar do të ngrihej këtu në Bruksel për të zëvendësuar flamurin e bukur britanik që është ulur këtu në Bruksel. Por nuk po them ju lutem bëjeni, sepse e di që jeta nuk është aq e lehtë.”
Përveç grantit prej 15 milionë të dhëna nga BE menjëherë pas fatkeqësisë së 26 nëntorit, presidentja e Komisionit Europian teksa konfirmoi dhënien 100 milionë eurove nga Komisioni Euriopian, shumë ku nuk përfshihen fondet që do të dhurojnë shtetet e tjera anëtare
Ursula von der Leyen: “Nevojat janë shumë të mëdha e duhen adresuar me urgjencë, mijëra shtëpi, shkolla, biznese janë shkatërruar, kostoja është vlerësuar me 1 miliardë eruro, por eshte e qartë që Shqiperia e vetme s’mund ta përballojë këtë barrë ndaj jemi mbledhur këtu sot.”
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se BE do të monitorojë gjithashtu procesin e rindërtimit dhe alokimit të fondeve.
Ursula von der Leyen: “Do të sigurojmë që angazhimet tona të plotësojnë plotësisht dhe në kohë dhe që investimet tona të kenë ndikimin më të madh në terren në transparence e llogaridhënie të plotë”.
Më herët qeveria nënshkroi një marrëveshje me Bankën Qendrore Europiane për një grant me vlerë 500 000 euro, si dhe mundësinë e marrjes së një huaje me vlerë 100 milionë euro që do të përdoret për kërkesa specifike.



