“Armiku është brenda jush”/ Berisha: Fjala e zv.Presidentit të SHBA-ve ishte një paralajmërim shumë i fortë

“Armiku është brenda jush”/ Berisha: Fjala e zv.Presidentit të SHBA-ve ishte një paralajmërim shumë i fortë

Kreu i PD Sali Berisha po shpalos sot programin qeverisës në një panel ku janë të pranishëm edhe ekspertë të fondacionit të CDU “Konrad Adeanuer”.

Berisha e konsideroi një paralajmërim shumë të fortë atë të zv.presidentit amerikan drejtuar BE-së se “armiku është brenda jush”. 

Tani, Presidenti Trump. A mund të imagjinoni ju, një guxim mbinjerëzor që deklaron se, armiku më i rrezikshmë për SHBA-të është armiku i brendshëm. Po. Sepse armiku i brendshëm për cënonte lirinë e qytetarëve amerikanë. Nuk po e cënonte as Republika e Kinës, as Putini i Rusisë. Lirinë amerikane po e cënonin ata të cilët tundin flamurin e censurës në vendin e Kushtetutës së Lirisë. Fatmirësisht, dhe e them këtu, ditën e fitores, të nesërmen një ish-zyrtar i administratës së Reganit, Frenk Gafni, në një radio të tij u shpreh se kjo ishte një mrekulli për amerikën. I shkruajta një mesazh i them: Z.Gafni, kjo ishte një mrekulli për njerëzimin!

Dhe atë mesazh të Presidentit Trump e solli në mënyrën më të qartë, në konferencën e Sigurisë, më të rëndësishmen konferencë të Mynihut, zv.Presidenti i SHBA-ve, i cili u shpreh se: për ju rreziku më kryesor nuk është Kina dhe Rusia, por është brenda jush, e keni në qendrimin tuaj ndaj lirisë, ndaj vlerave. Dhe ky ishte një paralajmërim shumë i ndershëm, shumë i fortë. Në qoftë se nuk na bashkojnë vlerat, secili në punën e vet. E tha shumë bukur, shumë qartë z.Jeffrey. Europa, historia ka treguar që, pa SHBA-të, nuk mbrohet vet. Fati i më i madh që ishim, ishte NATO, se sot nuk mund të dimë se ku do të ishin çizmet ruse. Në dy luftrat e para, lumenjtë e gjakut u dershën, por kthesa u bë kur ndërhynë SHBA-të. Theksova këtë moment, se sa jetike vendimtare për paqen në Europë është prania e SHBA. Por sa e rëndësishme dhe vendimtare për Europën është respekti, mbrojtja e vlerave të lirisë dhe të njerëzve të lirë”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy