
Për regjisorin Kastriot Çipi, masat e marra kundër Covid, rezultuan se ishin të gabuara, madje “kriminale”, siç i quajti ai.
Çipi deklaroi se në Parlamentin Europian ka pasur komision hetimor me drejtuesit e kompanive farmaceutike dhe drejtuesi i Pfizer refuzoi të paraqitej, por u paraqit një drejtoreshë e lartë dhe tha se nuk është testuar kurrë vaksina.
Dalin se këta janë më keq se Erion Veliaj dhe Edi Rama, Ursula Von Der Leyen me shokë. Kur e kemi thënë që nuk mbron vaksina, na thoshit konspiracionistë, teoricienë komploti.
Tani e thotë Pfizer, se nuk mbron dhe nuk është testuar. E tha dhe vetë Papa është akt dashurie të vaksinohesh për të shpëtuar nënën, gjyshen.
Unë po provoj se ata që na kanë detyruar të vaksinohemi me mashtrim dhe me shtrëngim, e kanë ditur që vaksina nuk ishte testuar.
Covidin e kërkova dy vjet dhe nuk e gjeta, nuk lashë njeri që thoshte se kishte Covid që nuk i kërkova takim, por nuk e mora.



