Analisti Denis Dyrnjaja, duke komentuar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për miratimin e ndryshimeve në ligjin për komisionet hetimore ironizoi pozicionin e tij.
Duke folur për MCN Live ai tha se anë dy palë politike që veprojnë në mënyrë të paputhshme njëlloj si dy drejtëza paralele, ndërsa Presidenti është gati infantil.
Është kaq honorifik, sa që mendoj se mund të mos kishim fare President ose ta shpallim fare President nderi.
Ka nevojë për një pakt politik që do prodhojë zgjedhje të vërteta.
Me një president si Begaj pa mundësi bllokuese, kemi vetem Gjykatën Kushtetuese e cila luan këtë rol, por në një mënyrë apo në një tjetër, anëtarët e saj janë të paragjykuar, se këta gjyqtarë nuk vijnë nga Franca që të marrin vendime në Shqipëri.
Dyrnjaja theksoi nevojën e krijimit të një pakti politik me besim mes palëve për të zhvilluar një proces të drejtë dhe të pranuar zgjedhkor. Kjo do të prodhonte më pas ndryshimet kushtetuese, të nevojshme për të rishpërndarë kompetencat institucionale.



