Zgjedhjet e 17 tetorit në Kosovë/ KQZ pranon mbi dy mijë e 300 pako me fletëvotime nga diaspora

Zgjedhjet e 17 tetorit në Kosovë/ KQZ pranon mbi dy mijë e 300 pako me fletëvotime nga diaspora

Teksa po afrohet afati i zgjedhjeve lokale në Kosovë, mbi dy mijë e 300 pako të supozuara me fletëvotime nga diaspora janë tërhequr deri të mërkurën nga shërbimi votues i KQZ-së, teksa totali i atyre që janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 17 tetorit, është 15 mijë e 532 qytetarë.

Të gjithë këta votues ishin regjistruar gjatë periudhës 40-ditore nga 10 korriku deri më 18 gusht.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se afati i fundit kur do të pranohen këto fletëvotime, është 15 tetori.

“Mund të ju konfirmoj se deri më tani Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes shërbimit votues, ka tërhequr 2,337 pako të supozuara me fletëvotime, pra të cilat kanë ardhur nga jashtë Kosovës. Gjatë periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, kemi 15 mijë e 532 qytetarë të cilët kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe të cilët mund të votojnë përmes postës. Fletëvotimet duhet të pranohen nga ana e KQZ-së më së largu deri më 15 tetor”, ka thënë Elezi.

Elezi ka njoftuar se do të largohen nga lista e votuesve edhe emrat e të regjistruarve jashtë vendit.

“Duke u mbështetur në rregullën zgjedhore për votim jashtë vendit, KQZ-ja ka përpiluar listën e votuesve jashtë vendit, pra e cila përfshinë të gjithë ata qytetarë të cilët kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës dhe këta emra KQZ-ja do t’i largojë nga lista votues, e cila shpërndahet në vendvotime në ditën e zgjedhjeve, më 17 tetor”, shprehet Elezi.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor. Ndërkohe më 16 shtator, ka nisur fushata zgjedhore nga kandidatët për kryetarë të komunave të Kosovës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy