Ruçi me zv.kryeministrin e Kosovës: Marrëveshja e 4 shtatorit në SHBA, garanci e procesit të njohjeve ndërkombëtare

Ruçi me zv.kryeministrin e Kosovës: Marrëveshja e 4 shtatorit në SHBA, garanci e procesit të njohjeve ndërkombëtare

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka pritur sot në një takim zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës Besnik Tahiri.

Gjatë takimit u bisedua mbi çështje aktuale të zhvillimeve në Kosovë dhe në rajon.

Kryetari i Kuvendit, Ruçi vuri në dukje se “Shqipëria përshëndeti marrëveshjen ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë, të firmosur në prezencën e Presidentit të ShBA Donald Trump”.

“Kjo marrëveshje i hap rrugën marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes së ndërsjelltë. Natyrisht, marrëveshja e 4 shtatorit nuk është gjithçka do të dëshironim ne, shqiptarët. Por hapja e dosjes së Kosovës në tryezën e punës së Presidentit të ShBA është garanci e një procesi pa kthim prapa, deri në zgjidhjen përfundimtare të njohjes së Kosovës. Shqipëria mbështet gjithashtu dialogun Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Rezultati përfundimtar duhet të jetë një marrëveshje e detyrueshme ligjore, që mundëson njohjen e ndërsjelltë mes dy vendeve, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE, si dhe trajtim të drejtë të minoriteteve, konform Kushtetutës”, theksoi Ruçi.

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, nga ana e tij, falënderoi kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, për pritjen dhe mbështetjen që Shqipëria i jep Kosovës në këtë fazë shumë të rëndësishme të zhvillimeve.

“Është shumë i dobishëm njësimi i qëndrimeve të të dy vende në planin diplomatik dhe arenën ndërkombëtare. Mbështetja edhe përvoja e Shqipërisë është shumë e dobishme edhe në punën  e institucioneve dhe agjencive të Kosovës”, u shpreh Tahiri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy