
Në konferencën e parë për këtë vit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ngriti shqetësimin e bashkive pa kryetar. Meta tha se ka pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila sipas tij nuk ka pasur vullnetin për ta zgjidhur këtë çështje, duke ia lënë në dorë juridiksionit politik.
Lidhur me zgjedhjet e pushtetit vendor ku prisnim që Gjykata Kushtetuese t'i kthente mundësinë popullit shqiptar vullnetin e tij, përkundër kësaj pritshmërie legjitime do të duhet të kishte një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa kjo gjykatë nuk mori asnjë përgjegjësi. Kushtetuesja e shpalli veten jo kompetente dhe e la këtë çështje pa një zgjidhje përfundimtare duke mos i hyrë në themel të shqyrtimeve. Me vendimmarrjen e saj gjykata nuk pati vullnet ta zgjidhte por ja la dorë juridiksionit politik.
Meta tha se i ka dërguar një shkresë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, të cilit i ka kërkuar informacion mbi bashkitë që janë pa kryebashkiak.
Përmes një letre drejtuar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve kam kërkuar informacion kush janë saktësisht ato bashki në të cilat përgjatë kësaj periudhe 30 qershor 2019- janar 2022 ku kryetarëve u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme është shkaku ligjor dhe ku është e domosdoshme organizmi i zgjedhjeve të pjesshme.
Bashkitë pa kryetar:
Shkodër - Valdrin Pjetri – subjekt i ligjit të dekriminalizimit
Vorë - Agim Kajmaku – subjekt i ligjit të dekriminalizimit
Durrës - Valbona Sako - dha dorëheqjen pas tërmetit
Rrogozhinë - Haxhi Memolla - ndërroi jetë
Dibër - Dionis Ymeri - dha dorëheqjen për të kandiduar për deputet
Lushnjë - Fatos Tushe - u shkarkua nga kryeministri pas arrestimit për korrupsion



